Lajmet Kryesore të Ditës, 09 Tetor 2018

Lajmet Kryesore të Ditës, 09 Tetor 2018

0Shares
Lajmet Kryesore të Ditës, 09 Tetor 2018

“Mollë sherri” për vrasjen në Bllok, shpallet në kërkim këngëtarja Elvana Gjata

Këngëtarja Elvana Gjata është shpallur në kërkim nga policia, lidhur me ngjarjen e ndodhur në Bllok, ku mbeti i vrarë një 28-vjeçar dhe u plagosën dy persona.Mësohet se Prokuroria ka urdhëruar shoqërimin e detyrueshëm të këngëtares, e cila ishte në lokalin ku ndodhi ngjarja vetëm 20 minuta para krimit. E cilësuar si ‘mollë sherri’ për vrasjen në Bllok, sherr në të cilin u përfshi dhe i dashuri i saj, Ervin Mata, këngëtarja është larguar nga Shqipëria pa dhënë deklarimin e saj mbi ngjarjen.

Aksident me pasojë vdekjen në Tiranë, kamioni përplas këmbësorin

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:16 të kësaj të marte, në rrugën dytësore në Yrshek. Mjeti tip kamion me drejtues shtetasin A. Sh., ka aksidentuar me pasojë vdekjen e menjëhershme një këmbësor. Viktimë nga aksidenti, ka mbetur 65-vjeçari F.A. Sakaq efektivët e policisë dhe drejtuesi i mjetit, A. Sh., ndodhen në vendngjarje.

Gramsh, i vihet zjarri një makine

Në mjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit K.H., 55 vjeç, i cili ishte i parkuar para banesës, ka rënë zjarr. Në momentin që mjeti ka marrë flakë, pronari e ka konstatuar dhe me mjete rrethanore ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Si pasojë e zjarrit të ndodhur rreth orës 03.00 të mëngjesit, është dëmtuar pjesërisht mjeti. Nga hetimet paraprake të grupit hetimor, dyshohet se zjarri është i qëllimshëm.

Me drogë në makinë, jepet dënimi për shqiptarin

Një shqiptar i cili është vënë në prangat e policisë angleze i kapur me drogë, tashmë është përballur me dënimin. 33-vjeçari Shkëlqim Metaj, do të qëndrojë nëntë muaj në qeli, si dhe iu hoq patenta për 15 muaj. Dënimi ndaj tij u dha këtë të hënë, pasi ishte arrestuar me një makinë me 7.3 kilogramë kanabis sativa në mjet. Po ashtu makina rezultoi e pasiguruar, duke e bërë edhe më kompleks rastin e tij. Ndërkohë në muajin mars, rezulton se Meta ishte ndaluar pasi qëndronte ilegalisht në Britani.

Rama: Oficerë sigurie në 150 shkolla

“Sot ne kemi vendosur nisjen e zbatimit të programit të ri për oficerët e sigurisë, në shkolla." Ai tha se oficeri i sigurisë do të jetë në funksion të mbrojtjes së hyrjes së fëmijëve në kanalet e lëndëve narkotike, por edhe në funksion të parandalimit të fenomeneve të dhunës apo bullizmit dhe në funksion të mbrojtjes së shëndetit të tyre nga duhani dhe të mos lënies së orëve të mësimit.

Banesa e Xhisielës merret në mbrojtje nga FNSH

Xhisiela Maloku, e cila bëri bujë në media për shkak se denoncoi për dhunë ish-të dashurin e saj djalin e deputetit socialist Rrahman Rraja, foli ditën e djeshme pas eksplozivit të vendosur në banesën e gjyshit të saj.Që prej mëngjesit të sotëm një furgon me efektivë të FNSH, qëndron paranë banesës së vajzës, pas planit të masave të marra pas eksplozivit të vendosur në oborrin e banesës së gjyshit të saj, vend ku dhe jeton.

Sponsorizuar
2018 . All rights reserved.