Policia jep detaje: Kapet skafi me 5 mln euro drogë, në pranga 2 shqiptarë

Policia jep detaje: Kapet skafi me 5 mln euro drogë, në pranga 2 shqiptarë

0Shares
Policia jep detaje: Kapet skafi me 5 mln euro drogë, në pranga 2 shqiptarë

Rreth 557 kilogramë marijuanë janë sekuestruar në brigjet e Brindizit nga Guardia di Finanzia. Në pranga kanë rënë dy skafistë shqiptarë, të cilët po e transportonin drogën drejt shtetit fqinj.

Sipas mediave, dy shqiptarët janë të moshës 32 dhe 27-vjeçare dhe sapo kanë parë forcat detare italiane janë munduar të largohen duke hedhur ngarkesën në ujë.

Pas një ndjekje në det, autoritetet bënë të mundur sekuestrimin e marijuanës, e cila ishte ndarë në 24 pako të mëdha. Mediat shkruajnë se nëse do të nxirrej në treg prej drogës do të përfitoheshin rreth 5 milionë euro. Që nga fillimi i këtij viti nga Guardia di Finanza e Puglia-s janë sekuestruar më shumë se 16 tonë marijuanë, janë arrestuar 39 skafistë dhe janë bllokuar 16 mjete lundruese.

Pas lajmit reagoi edhe Policia e Shtetit, e cila tha të martën se në bashkëpunim me Guardia di Finanza italiane është bërë i mundur ndalimi i një skafi me drogë në afërsi të Brindizit, Itali.

Gjatë ndjekjes, 2 skafistët e hodhën ngarkesën në det, por ajo u rikuperua dhe rezultoi se ishte rreth 560 kg marijuanë. Sipas policisë, në pranga kanë përfunduar 32-vjeçari G.M. dhe 27-vjeçari A.B., nga Vlora.

2 forcat policore po punojnë bashkërisht për këtë rast, si dhe për të zbuluar bashkëpunëtorë në këtë tentativë trafikimi

Sponsorizuar
2018 . All rights reserved.