Super-ndeshja në orar dreke, por FSHF nuk kursehet për arbitrat në sfidën Kukësi-Partizani

Super-ndeshja në orar dreke, por FSHF nuk kursehet për arbitrat në sfidën Kukësi-Partizani

0Shares
Super-ndeshja në orar dreke, por FSHF nuk kursehet për arbitrat në sfidën Kukësi-Partizani

Java e tetë e Superligës do të mbyllet nesër me super-ndeshjen mes Kukësit dhe Partizanit, që do luhet në Elbasan në orën e pazakontë 13:45.

Megjithatë, pavarësisht se orari i drekës pritet ta lërë stadiumin pothuajse bosh në këtë kryendeshje, FSHF është kujdesur që të paktën të mos ketë polemika për gjykimin. Në këtë mënyrë është caktuar për të vendosur drejtësi Juxhin Xhaja, që mbahet si një nga arbitrat më të mirë për momentin. Ai do ndihmohet nga asistentët Rejdi Avdo dhe Nertil Bregasi nderkohë që gjyqtar i katërt do jetë Rudin Preca.

Vëmendja është maksimale duke caktuar edhe dy gjyqtarë prapa portave respektive për të eliminuar çdo rast të diskutueshëm, me Emirion Sino dhe Klajdi Kola që do zënë këto pozicione.

Sponsorizuar
2018 . All rights reserved.