Detaje të reja mbi “zhdukjen” e shefit të INTERPOL-it, ky ishte veprimi i fundit që ai kishte bërë

Detaje të reja mbi “zhdukjen” e shefit të INTERPOL-it, ky ishte veprimi i fundit që ai kishte bërë

0Shares
Detaje të reja mbi “zhdukjen” e shefit të INTERPOL-it, ky ishte veprimi i fundit që ai kishte bërë

Lajme

Zyrtari i lartë kinez Meng Hongwei, zhdukjen e të cilit e njoftoi bashkëshortja e tij rreth dhjetë ditë më parë, dha dorëheqjen si shef i Interpolit në prag të largimit të tij në Kinë, njoftoi sot Interpoli.

Sipas AP, Interpol nuk shpjegoi pse Hongwei dha dorëheqjen, por njoftoi se ajo menjëherë hyri në fuqi.

Në kumtesë thuhet se ushtrues detyre i kreut të Interpolit do të jetë zëvendëspresidenti dhe kryesuesi i Komitetit të kësaj organizate, Kim Jong Jang nga Koreja Jugore.

Partia Komuniste e Kinës njoftoi sot se presidenti i zhdukur i Interpolit dhe zyrtari i lartë kinez Meng Hongvej dyshohet për shkeljen e ligjit dhe se është nën hetim në Komisionin e Kontrollit të shtetit.

Komisioni shtetëror ka publikuar në faqen e saj se Hongvej, zëvendësministri për Siguri publike i Kinës, është i dyshuar për shkelje të ligjit dhe se nën mbikëqyrjen e hetimit nga trupi disiplinor.

Sot më herët, bashkëshortja e Meng, Grace Meng u tha gazetarëve në Lion se nuk ka biseduar me të shoqin që nga data 25 shtator dhe se atë ditë kishte marrë një foto me thikë nga Meng, të cilën ajo e interpretoi si shenjë se ndodhet në rrezik.

Kreu i Interpolit u zhduk në fund të shtatorit ndërsa udhëtonte nga Franca në Kinë. Autoritetet franceze thonë se Meng (64) hipi në aeroplan dhe mbërriti në Kinë, por nuk është e qartë se çfarë ndodhi me të.

Sponsorizuar
2018 . All rights reserved.