SPECIALE/ 10 arsyet pse Tirana merr pikë sot ndaj Kukësit

SPECIALE/ 10 arsyet pse Tirana merr pikë sot ndaj Kukësit

0Shares
SPECIALE/ 10 arsyet pse Tirana merr pikë sot ndaj Kukësit

Foto ilustruese

Tirana do të luajë sot kundër Kukësit, ndeshje e vlefshme për javën e 32-të të Superiores. Ky takim është mjaft i rëndësishëm për bardheblutë për ti vënë kapakun çështjes së titullit kampion.

Nga ana tjetër, verilindorët duhet të triumfojnë për të rihapur kampionatin edhe pse janë plot 9 pikë larg kryesuesve. Tirana luan në shtëpinë e saj dhe Newsport.al ka renditur disa arsye se pse 24-herë kampionët e vendit dalin sot me pikë nga Selman Stërmasi.

10 ARSYET PSE TIRANA MERR PIKË SOT NDAJ KUKËSIT: 3 pikë janë të barazvlefshme me titullin e 25-të kampion dhe fitorja shndërrohet në detyrim. Trajneri Emanuel Egbo ka treguar se është një strateg i zoti dhe në ndeshje të tilla di si merren pikë. Verilindorët janë mposhtur në fazën e 3-të dhe tanimë bardheblutë duken se ia kanë marrë dorën. Mbrojtja e Tiranës është në kushte komode pasi në ekipin kundërshtar mungon një vrasës para porte si Vasil Shkurtaj. Në ndeshje të tilla presidenti Refik Halili kurrë sështë kursyer dhe një premio në rast fitoreje i motivon dyfish lojtarët. Tifozët mungojnë në shkallët e stadiumit dhe 3 pikët janë detyrim edhe për ata që i kanë mbështetur cep më cep të Shqipërisë. Ka një skuadër me formacione të dubluara, pra edhe stoli është mjaft cilësor te bardheblutë. Një fitore përmbys klimën negative të krijuar pas humbjes në Ballsh. Në skuadër ka lojtarë si Cale apo dhe Torasa që po kalojnë një formë të jashtëzakonshme dhe në çdo moment janë rrezik potencial për kundërshtarin. Bardheblutë kanë sulmin më të mirë në Superiore.

Sponsorizuar
2020 . All rights reserved.