Fituan 3-1 në ndeshjen finale, TIRANA shpallet kampione për grupmoshat

Fituan 3-1 në ndeshjen finale, TIRANA shpallet kampione për grupmoshat

0Shares
Fituan 3-1 në ndeshjen finale, TIRANA shpallet kampione për grupmoshat

Zyra Rajonale e Federatës Shqiptare të Futbollit në Tiranë ka dorëzuar trofeun e kampionit për ekipin U19 të Tiranës, që triumfoi në kampionatin e kësaj grupmoshe. Djemtë e Alpin Gallos mposhtën 3-1 në finale Kamzën, duke merituar trofeun.

Njoftimi i FSHF-së:

Është zhvilluar të dielën ceremonia e dorëzimit të Kupës për ekipin kampion të kampionatit U-19, që organizohet nga Zyra Rajonale e FSHF-së, Tiranë.

Ish-futbollisti i mirënjohur i Kombëtares shqiptare, Sulejman Demollari i dorëzoi trofeun KF Tiranës së drejtuar nga trajneri Alpin Gallo, që arriti të triumfojë duke mbyllur sezonin në vendin e parë.

Ceremonia u zhvillua në përfundim të ndeshjes FK Tirana-FK Kamza, që u mbylle me fitoren 3-1 të bardhebluve e që u luajt në Kompleksin e Ekipeve Kombëtare në Kamzë.

Sponsorizuar
2020 . All rights reserved.