Humb jetën mjeku 69 vjeçar, viktima e dytë nga bluzat e bardha

Humb jetën mjeku 69 vjeçar, viktima e dytë nga bluzat e bardha

0Shares
Humb jetën mjeku 69 vjeçar, viktima e dytë nga bluzat e bardha


Shënohet viktima e dytë nga radhët e bluzave të bardha. Ministria e Shëndetësisë njofton se është ndarë nga jeta doktor Hysni Shkjau, i prekur me Covid-19, i shtruar prej disa ditësh në spitalin Infektiv në gjendje të rënduar.

“Dr. Hysni Shkjau, 69-vjeçar, me 40 vite eksperiencë, nuk e kishte ndërprerë punën dhe vijonte të shërbente si mjek familje në qendrën shëndetësore Qafë-Mali në Bashkinë Fushë-Arrëz të Pukës. Luftonte prej disa ditësh me COVID19 në spitalin infektiv dhe gjendja e tij u rëndua si pasojë e vështirësisë në frymëmarrje dhe disa sëmundjeve bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime famljarëve, miqve dhe kolegëve. Është një humbje e madhe për sistemin shëndetësor, humbja e një mjeku që i ka shërbyer me përkushtim e profesionalizëm për 40 vite komunitetit të tij.

Ministria e Shëndetësisë i rikujton qytetarëve të mos e ulin vëmendjen për zbatimin e rregullave, për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm që prek këdo, pa dallim!”

Që nga fillimi i epidemisë në vend kanë humbur jetën nga virusi 77 persona.

Shënohet viktima e parë nga bluzat e bardha, humb jetën mjeku


Sponsorizuar
2020 . All rights reserved.