Lajm i mirë/ Kina teston vaksinën e COVID-19 te njerëzit: Mund t’i japim fund pandemisë. Ja kur priten të dalin rezultatet

Lajm i mirë/ Kina teston vaksinën e COVID-19 te njerëzit: Mund t’i japim fund pandemisë. Ja kur priten të dalin rezultatet

0Shares
Lajm i mirë/ Kina teston vaksinën e COVID-19 te njerëzit: Mund t’i japim fund pandemisë. Ja kur priten të dalin rezultatet


Në një kohë kur thuajse të gjitha vendet e botës po përballen me COVID-19, duket se një lajm plot shpresa vjen nga Kina. Pikërisht lajmi i mirë vjen nga Wuhani, vendi ku ka origjinën dhe ky virus vdekjeprurës, ndërsa shkencëtarët pasi kanë testuar vaksinën tek njerëzit kanë shpresë se janë në rrugë të mbarë.

Bëhet e ditur se studiuesit kanë nisur të martën prova klinike të vaksinës së parë të zbuluar kundër koronavirusit në Kinë, e cila u testua tek 108 persona. Këta persona që marrin pjesë në këtë studim kalojnë një periudhë karantine, ku raportojnë çdo detaj mbi gjendjen e tyre shëndetësore tek studiuesit shkencor. Ndërkohë, mediat kineze raportojnë se do të duhet të paktën 1 muaj për të parë nëse do të jetë efektive kjo vaksinë apo jo.

Chen Wei, studiuesi që udhëhoqi kërkimet për vaksinën thekson se: “Nëse funksionon, do t’i japim fund pandemisë. Nëse rezultatet fillestare tregojnë se vaksina është e sigurt dhe pandemia vazhdon të përhapet, përmes bashkëpunimit ndërkombëtar, ne do ta testojmë jashtë vendit përpara vjeshtës”. Ndërkohë, shteteve europiane u duhet të presin nëse ky rezultat është efektiv për Kinën, dhe më pas ajo do të testohet në Itali dhe në Spanjë. (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit"Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb


Sponsorizuar
2020 . All rights reserved.