Kina teston vaksinën e Covid-19 te njerëzit: Mund t’i japim fund pandemisë

Kina teston vaksinën e Covid-19 te njerëzit: Mund t’i japim fund pandemisë

0Shares
Kina teston vaksinën e Covid-19 te njerëzit: Mund t’i japim fund pandemisë




Në lajmi i mirë ka ardhur sot nga Kina për frenimin e pandemisë së koronavirusit, me konkretisht nga Wuhani, ku ka origjinën Covid-19 që ka izoluar një të tretën e popullsisë së botës.

Shkencëtarët e vendit aziatik vazhdojnë të punojnë prej muajsh për të gjetur vaksinën.

Në Wuhan, ku është shënuar edhe pacienti zero i pandemisë, studiuesit kanë nisur të martën prova klinike të vaksinës së parë të zbuluar kundër koronavirusit në Kinë.

Vaksina kineze kundër COVID-19 po testohet tek 108 persona.

Pjesëmarrësit kalojnë një periudhë karantine, gjatë të cilës duhet të raportojnë gjendjen e tyre te studiuesit.

Mediat kineze shkruajnë se do të duhet të paktën një muaj për të ditur nëse vaksina është apo jo efektive.

“Nëse funksionon, do t’i japim fund pandemisë”, thotë Chen Wei, studiuesi që udhëhoqi kërkimet për vaksinën. Por sa kohë do të duhet që kjo vaksinë të mbërrijë në Europë?

Kina planifikon të kryejë teste shtesë në vendet me të prekura nëse testet në  Wuhan vërtetojnë se vaksina është e sigurt dhe efektive.

Rezultatet e para priten të publikohen prill dhe menjëherë pas kësaj, vaksina pritet të testohet ne vende si Italia dhe Spanja.

“Nëse rezultatet fillestare tregojnë se vaksina është e sigurt dhe pandemia vazhdon të përhapet, përmes bashkëpunimit ndërkombëtar, ne do ta testojmë jashtë vendit përpara vjeshtës”, thekson Wei. 

Në këtë mënyrë, vaksina mund të përdoret në vendet e tjera të goditura sa më shpejt që të jetë e mundur në mënyrë që të forcojnë përpjekjet e tyre për të kontrolluar pandeminë, tha Wei, i cili është gjithashtu një studiues në Akademinë Kineze të Shkencave Ushtarake.

“Shumë vende kanë shfaqur interes për vaksinën”, tha ai, duke shtuar se anëtarët e ekipit janë të gatshëm të bashkëpunojnë me homologët e tyre ndërkombëtarë për prodhimin në masë të vaksinës.

j.l./ dita






Sponsorizuar
2020 . All rights reserved.