Jon Peters rikthehet me ish-të fejuarën pas martesës 12 ditore me Pamela Anderson

Jon Peters rikthehet me ish-të fejuarën pas martesës 12 ditore me Pamela Anderson

0Shares
Jon Peters rikthehet me ish-të fejuarën pas martesës 12 ditore me Pamela Anderson


Producenti i njohur Jon Peters është rikthyer me ish-të fejuarën, pas ndarjes me Pamela Anderson, martesa e të cilëve zgjati vetëm 12 ditë.

Peters tha për Page Six këtë muaj, “Kur Pamela më telefonoi të martohem me të, ishte si një ëndërr për mua, edhe pse isha i fejuar me dikë tjetër”.

Ai tani tregon se është rikthyer sërish me aktoren Julia Faye West, e cila ka një ngjashmëri të frikshme me Anderson dhe duket si kopje e saj e re.

Martesa e Pamela Anderson me producentin Jon Peters përfundoi me anë të një mesazhi.

“E gjithë kjo situatë, martesa…më kanë frikësuar. Më ka bërë të kuptoj se në moshën 74-vjeçare kam nevojë për një jetë të thjeshtë e të qetë dhe jo një marrëdhënie dashurie ndërkombëtare”, thuhet në mesazh.

Për t’u bërë pjesë e grupit"Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb


Sponsorizuar
2020 . All rights reserved.