Kohë të këqija për princin Andrew. Ja festat bunga bunga të mikut të tij

Kohë të këqija për princin Andrew. Ja festat bunga bunga të mikut të tij

0Shares
Kohë të këqija për princin Andrew. Ja festat bunga bunga të mikut të tij

Në kohën kur festonte 60 vjetorin, dalin foto që e trondisin edhe më tej familjen mbretërore britanike.

Princi Andrew, i dhënë shumë pas festive dhe argëtimeve seksuale ndërsa në media janë publikuar fotot e mikut tij të ngushtë në pozicione aspak të respektueshme gjatë pushimeve në Karaibe. I veshur me një këmishë blu dhe gjithë djersë ai po festonte me një grup vajzash të veshura me rroba banje në rezidencën e tij në një plazh të Bahamas. Këto foto të jashtëzakonshme tregojnë princin Andreë , dhe miliarderin Peter Nygard në një festë të nxehtë. Në njërën fotografi, manjati i modës vallëzon në mënyrë intime me një femër. Një tjetër tregon Nygard duke futur dorën në fundshpinën e një vajze me bikini ndërsa përkulet për të prekur dyshemenë. Fotografitë, supozohet të janë marrë në vitin 2007, u shfaqën dje, vetëm disa ditë pasi ishte ngritur një proces gjyqësor eksploziv në Nju Jork duke akuzuar Nygard për përdorimin e festave për të përdhunuar dhe abuzuar seksualisht me gra në rezidencë, disa prej tyre edhe të reja si 14 vjeç.

Sponsorizuar
2020 . All rights reserved.