Antonio CONTE nuk e grumbullon as në Kupë, sulmuesi zikaltër drejt largimit nga Interi

Antonio CONTE nuk e grumbullon as në Kupë, sulmuesi zikaltër drejt largimit nga Interi

0Shares
Antonio CONTE nuk e grumbullon as në Kupë, sulmuesi zikaltër drejt largimit nga Interi

Mbrëmjen e sotme Inter do të ndeshet ndaj Cagliarit, sfidë e vlefshme kjo për Kupën e Italisë. Sfida e sotme cilësohet e lehtë në letër për të besuarit e Antonio Conte kjo për arsye se luajnë në shtëpi.Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane lista e futbollistëve të thirrur për ndeshjen e sotme ka pësuar ndryshime. Edhe pse një sfidë e lehtë, Conte nuk i ka dhënë mundësinë sulmuesit Matteo Politano duke mos e grumbulluar fare me ekipin.

Ky veprim i teknikut italian vjen në koherencë me qëndrimet e klubit zikaltër, të cilët duket se e kanë ndarë mendjen për shitjen e futbollistit. Në orët e ardhshme pritet të vendoset dhe e ardhmja zyrtare e futbollistit. Kujtojmë që transferimi më i mundshëm është ai tek Roma, mes një shkëmbimi midis tij dhe Leonardo Spinazzola.

Sponsorizuar
2020 . All rights reserved.