Arbitrat e Superiores “zbarkojnë” në Durrës, “mbikëqyren” nga zyrtari i FIFA-s

Arbitrat e Superiores “zbarkojnë” në Durrës, “mbikëqyren” nga zyrtari i FIFA-s

0Shares
Arbitrat e Superiores “zbarkojnë” në Durrës, “mbikëqyren” nga zyrtari i FIFA-s

Kridens Meta (m) dhe Juxhin Xhaja (d)

Prej ditësh së djeshme, arbitrat dhe asistentët e Superiores janë akomoduar në hotel Adriatik në Durrës. Burime për newsport.al bëjnë me dije që të gjithë bilbilat e elitës po zhvillojnë një seminar 3-ditor për disa tema arbitrimi. I pranishëm është edhe zyrtari i FIFA-s Alan Snobby, i cili është ftuar nga Sektori i Gjykimit pranë Federatës Shqiptare të Futbollit.

Ky seminar do të përfundojë nesër, ndërsa më pas të gjitha gjyqtarët do të jenë gati për pjesën tjetër të sezonit futbollistik. Duke përfituar nga rasti, dy arbitrat e njohur të elitës, Kridens Meta dhe Juxhin Xhaja kanë shkrepur edhe një foto në bregdetin e Durrësit.

Të dy shfaqen të buzëqeshur, ku me siguri skanë humbur shëtitjen e mëngjesit buzë bregdetit. Kujtojmë që Xhaja mban stemën e FIFA-s, ndërsa Meta është një nga gjyqtarët më me eksperiencë në kampionati tonë.

Sponsorizuar
2020 . All rights reserved.