“Godet” klubi i Superligës, firmos me lojtarin e Kombëtares

“Godet” klubi i Superligës, firmos me lojtarin e Kombëtares

0Shares
“Godet” klubi i Superligës, firmos me lojtarin e Kombëtares

Feronikeli ka firmosur me Basiru Mbye. Klubi i Superligës kosovare të futbollit, ka mbyllur marrëveshjen me shtatëlartin nga Belgjika, duke bërë një goditje cilësore në sulm. Klubi nga Drenasi ka zyrtarizuar gjithçka, duke bërë me dije se për 20 vjeçarin ka pritshmëri të lartë. Mbye është me pasaportë belge, por origjina e tij është Gambia. Së fundmi, ai ka marrë një ftesë nga Kombëtarja A, duke ardhur nga ekip i të rinjve.

Njoftimi i Feronikelit:

FC Feronikeli ka arritur akord me super talentin, Basiru Mbye, i cili do ti mbrojë ngjyrat e klubit nga Drenasi, nga afati kalimtar i janarit.

Mbye, ka lindur më 19 shtator 1999, në Bakoteh, 30 km afër kryeqytetit të Gambias, Banjul, është sulmues, i gjatë 1,83m.

Basiru ka kohë që lidhet me futbollistin e Chelseat, Michy Batshuayi, për nga stili i tij i lojës mënyra e shënimit dhe fiziku i tij.

Sulmuesi ka arritur të realizojë plot 28 gola dhe 7 asiste për ekipën 2 të Lokeren, nga Belgjika, para se të kalonte në skuadrën KV Oostende, me të cilen skuadër për gjysmësezoni realizoj 16gola dhe bëri 2asistime.

Mbye, deri më tani ka përfaqësuar ekipin e të rinjëve të Gambisë, gjithashtu ai mori ftesë edhe nga përfaqësuesja A.

Tani ai do të mbrojë ngjyrat e FC Feronikelit, ku ne i urojmë mirëseardhje.

Sponsorizuar
2020 . All rights reserved.