AKU asgjeson ndihma në produkte mishi në Durrës

AKU asgjeson ndihma në produkte mishi në Durrës

0Shares
AKU asgjeson ndihma në produkte mishi në Durrës

Në ambientet e grumbullimit të ndihmave në shkollën e mesme “Leonik Tomeo”, pas konstatimit të produktet ushqimore me origjinë shtazore (sallam, suxhuk) të ruajtura në kushte të papërshtatshme, trupa inspektuese e AKU-së vendosi asgjësimin e tyre. Produktet ushqimore u cilësuan si të papërshtatshme për konsum human.

Ndërkohë AKU njoftoi se po vijon kontrollet në terren për garantimin e sigurisë së ndihmave ushqimore për familjet e prekura nga tërmeti. Kontrollet po kryhen nga Drejtoria Rajonale e AKU Durrës në bashkëpunim me atë të qarkut Tiranë, Fier dhe Elbasan, në vend-grumbullimet e produkteve ushqimore të destinuara për konsum nga familjet e prekura nga tërmeti.

Kontrollet janë përqendruar në ambjentet e grumbullimit të shkollës 9-vjeçare “Marie Kaculini, magazinat e Rezervave të Shtetit në Durrës, shkollën “Benardina Qeraxhija”, në ambientet e Pallatit të Sportit Durrës; si dhe në ambjentet e caktuara nga Bashkia Shijak; në vendet e grumbullimit Sukth, Manëz; në ato te fusha e sportit, Fushë-Krujë dhe në njësinë administrative Nikël.

Nga kontrollet e kryera rezultoi se produktet ushqimore ruhen në kushte të përshtatshme dhe janë brenda afatit të përdorimit, si dhe produktet e ambalazhuara nuk kanë dëmtime, për rrjedhojë janë të sigurta për konsum

Sponsorizuar
2019 . All rights reserved.