VIDEO: Policia tenton të arrestojë juristen Adriana Kalaja pas një statusi në FB kundër ministrit Lleshaj

VIDEO: Policia tenton të arrestojë juristen Adriana Kalaja pas një statusi në FB kundër ministrit Lleshaj

0Shares
VIDEO: Policia tenton të arrestojë juristen Adriana Kalaja pas një statusi në FB kundër ministrit Lleshaj




Policia ka tentuar të ndalojë sot në darkë juristen dhe aktivisten e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Adriana Kalaja.

Në rrjet janë hedhur video ku shihet një situatë e tensionuar.

Një grup aktorësh dhe mbështetës të tyre rrethojnë një makinë policie dhe një tjetër makinë civile, që rri pranë saj.

Nuk kuptohet çfarë kërkojnë perona pa uniformë në një arrestim.

Incidenti ka ndodhur mbrëmë në orët e vona në sheshin pranë Teatrit Kombëtar.

Prej muajsh aktorët mbrojnë godinën e përfshirë në një plan prishjeje për ti hapur rrugë një projekti për ndërtime kullash të mbrojtur publikisht nga kryeministri Edi Rama.

Më poshtë video e përplasjes mes aktorëve dhe policisë:

Aleanca per Mbrotjen e Teatrit ka publikuar një deklaratë ku ndër të tjera shkruan:

Duke levizur me makinen e saj private, disa civile pa distinktiv, pa vendim, pa asnje dokument, i jane afruar aktivistes se Teatrit, Avokates, znj. Adriana Kalaja per ta nxjerre zvarre nga makina. Arsyeja? Ka bere nje status ne fb, ku kerkon llogari per disa ndihma qe po shkarkoheshin ne Ministri. Statusi kercenues i Ministrit te Brendshem mesa duket paska qene urdher per policine, e cila ne forme tinzare tentoi ta shoqeronte me dhune. Reagimi i shpejte i aktivisteve, arriti qe ta ndalonte pengmarrjen nga ana e civileve. Ne kete moment avokatja dhe aktiviste te tjere te Teatrit po qendrojne te sheshi i Teatrit, por nga momenti ne moment ata mund te vijne serisht me perforcime.

Vetë Kalaja ka postuar në FB videon e mëposhtme:

d.a. / dita 






Sponsorizuar
2019 . All rights reserved.