Mbylle gojën, mos bëj avokatin e vrasësit/ Plas debati mes Ngjelës dhe Bolinos në Open

Mbylle gojën, mos bëj avokatin e vrasësit/ Plas debati mes Ngjelës dhe Bolinos në Open

0Shares
Mbylle gojën, mos bëj avokatin e vrasësit/ Plas debati mes Ngjelës dhe Bolinos në Open

Sonte debatet nuk kanë të ndalur në Open në Top Channel. Kësaj radhe debati ishte mes avokatit Spartak Ngjela dhe gazetarit Carlo Bolino. Debati nisi kur Bolino po bënte një krahasim se si e ka menaxhuar Italia situatën pas tërmeteve dhe si po e menaxhon Shqipëria.

‘Unë si gazetar kam kaluar 3 tërmete në Itali. Nuk krenohem me këtë por po sjell një krahasim. Edhe në Itali ka akoma banorë që rrinë në shtëpi provizore’- tha Bolino.

‘Shtëpi por jo çadra. Mos bëj avokatin e vrasësit. Mbylle gojën’- ndërhyri Ngjela.

‘Me mua mbylle gojën nuk e përdor. Nuk po bëj avokatin e askujt, bëra një krahasim’- vijoi Bolino.

Unë flas si avokat, si jurist. Se di çfarë bëni si gazetar. Prokuroria duhet të hetojë. Në qoftë se nuk janë hetuar as në Itali është shkelur ligji edhe atje- iu kthye Ngjela-Bolinos.

Po them që menaxhimin e situatës pas tërmetit e ka pasur të vështirë Itali, mos ju duket diçka e thjeshtë- tha Bolino.

Aty ndërhyri edhe Marin Mema ku e pyeti Bolinon për banesat që u shembën në Itali.

Në Itali ishin banesat 100 vjeçare. Përjashto Thuamanën, në Durrës ka banesa të dëmtuara që janë ndërtuar kohët e fundit, para 20 vitesh- tha Marin Mema.

Po unë bëra krahasim mes menaxhimit të situatës dhe jo të tërmeteve. Nuk ka tërmet të mirë dhe të keq- iu përgjigj Bolino gazetarit Mema.

Sponsorizuar
2019 . All rights reserved.