Protestat ndaj arbitrit, Disiplina ndëshkon trajnerin e Romës

Protestat ndaj arbitrit, Disiplina ndëshkon trajnerin e Romës

0Shares
Protestat ndaj arbitrit, Disiplina ndëshkon trajnerin e Romës

Paulo Fonseca, trajneri i Romës

Roma Cagliari ishte një prej ndeshjeve të javës së 7-të të Serie A dhe përfundoi me rezultatin 1-1. Verdhekuqtë në fund arritën të gjenin edhe golin e avantazhit, mirëpo VAR e anulloi. Kjo gjë solli edhe irritimin e trajnerit të Romës, Paulo Fonseca, i cili shpërtheu kundër gjykimit.

Kësisoj, sot, Gjykata Sportive në futbollin italian, ka dënuar arbitrin me 2 ndeshje pezullim dhe në të njëjtën kohë me 10 mijë euro gjobë, raporton Sky Sport. Në këto kushte, Fonseca do mungojë në pankinë për ndeshjen e transfertës ndaj Sampdorias dhe më pas në Olimpico ku Roma do të presë Milanin.

Sponsorizuar
2019 . All rights reserved.