Frederik VESELI flet “shkoqur”: E mundim TURQINË si në miqësore, koha për të gjetur një Lorik të ri

Frederik VESELI flet “shkoqur”: E mundim TURQINË si në miqësore, koha për të gjetur një Lorik të ri

0Shares
Frederik VESELI flet “shkoqur”: E mundim TURQINË si në miqësore, koha për të gjetur një Lorik të ri

Frederic Veseli

Frederik Veseli ka folur në konferencën e zakonshme para ndeshjes së Kombëtares kundër Turqisë. Qendërmbrojtësi kuqezi deklaroi para mediave:

Besoj se kemi edhe lojtarët që përshtaten me skemën 3, por mund të luajmë edhe me 4 futbollistë pas. Varet edhe nga kundërshtari. Nuk është fiks me 3, mund të jetë me 5 ose 4.

Kjo ndeshje ka shumë rëndësi sepse e dinë të gjithë pasi mund të bëjmë një hap të madh nëse fitojmë. Normal, që synojmë fitoren. Dua të bëjmë diçka shumë pozitive. Kemi mundësinë ta mundim Turqinë. Nuk duhet të kemi shumë presion, duhet të bëjmë lojën tonë. Mendoj se mund të fitojmë në këtë ndeshje.

Lojtarët e rinj? Ata do na ndihmojnë, janë futbollistë me kualitet. I kemi parë edhe kur kanë hyrë në lojë. Janë me prespektivë dhe normal kur vijnë lojtarë të rinj, konkurrenca është më e lartë. E përsëris edhe një herë, konkurenca është diçka shumë pozitive. Besoj se mund të siguroj vendin e tyre në një të ardhme për Kombëtaren. Jemi gati për të dhënë maksimumin.

Nuk e kam menduar asnjëherë për punën e formacionit. Atë e vendos trajneri. Të japim më shumë se në situatat normale. Të gjithë jemi gati dhe jemi shumë të motivuar për këtë ndeshje.

Atmosfera në skuadër është shumë e mirë. Ne flasim të gjithë me njëri tjetrin. Entuziazmi i ekipit nuk është si ka qenë para Evropianit. Ai event ka qenë i jashtëzakonshëm. Por, atmosfera është shumë e mirë edhe tani dhe besoj e kemi një miks të lojtarëve të rinj që na përshtaten shumë. Skemi pasur asnjë problem me njëri-tjetrin kurrë.

A mungon Lorik Cana? Ai ka qenë lider. Unë si bashkëlojtar dhe fans i tij, sigurisht që më mungon mua. Ai gjithmonë do të më mungojë. Por, ka ndodhur edhe në skuadra të tjera që një figurë mungon sepse nuk mund të luhet për jetë. Megjithatë duhet të krijojmë ambientin dhe të gjejmë një lider tjetër.

Synimi për të shkuar në Europian është ende i gjallë sepse matematika na mban në lojë. Nëse fitojmë me Turqinë kemi mundësinë për të provuar të shkojmë në Europian edhe një herë. Fitorja me Islandën na ka munguar shumë. Edhe ne si skuadër e kemi ndjerë shumë atë prezencë. Duhet ti marrim ndeshjet një nga një, pastaj të shohim nëse arrijmë të shkojmë më tej.

Marash Kumbulla? Marashi është një lojtar shumë i mirë. Është ende i ri, por këtë vit e ka treguar veten në Seria A. Si person është shumë i qetë. Nëse mban këtë mentalitet, besoj se ka mundësi të arrijë shumë larg. Është pozitive edhe për Kombëtaren tonë që përparon shumë. Mungesa e Hysajt ndihet shumë, sepse është mjaft i rëndësishëm për ne. Ai mundem të them që është një lider i ekipit. Pak e vuajmë, por ska problem sepse kemi lojtarë tjerë në skuadër që mund ta zëvendësojnë. Po, unë mund ta zëvendësoj Hysajn, por e vendos trajneri, përfundoi ai.

Sponsorizuar
2019 . All rights reserved.