Në pritje të embël, Fatma Methasani shfaqet për herë të parë me barkun e rrumbullakosur!

Në pritje të embël, Fatma Methasani shfaqet për herë të parë me barkun e rrumbullakosur!

0Shares
Në pritje të embël, Fatma Methasani shfaqet për herë të parë me barkun e rrumbullakosur!



Pak muaj më parë Blitz.al zbuloi se Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani do të bëheshin prindër për herë të parë.

Deri vonë dyshja kishte zgjedhur që ndjesinë më të bukur të jetës së tyre ta mbanin të fshehtë dhe nuk reaguan as pas lajmit të bërë publik. Gjatë asaj kohë Fatma nuk ishte e angazhuar në televizion, ndërsa në fotot e postuara në rrjete sociale, përveç konversave, të pandashme në look-un e moderatores u bënë edhe veshjet e gjëra. Kështu, kureshtja për të parë barkun e rrumbullakur ishte e madhe.

Pak javë më parë çifti zgjodhi ta konfirmonte lajmin se do të bëhen prindër, duke postuar familjarisht në Instagram një foto, në mbishkrimin e të cilës shkruhej Po bëhemi 3.

Por edhe në këtë pozë familjare, Fatma ishte kujdesur të fshihte barkun, dhe fokusi ishte kryesisht te ekoja.

Kurioziteti se si do të dukej moderatorja simpatike shtatzanë ishte i madh deri mbrëmjen e kaluar, ku në restorantin e tyre me shef Alfion dhe Indritin, të ftuarat i kanë nxjerrë zbuluar.

Këngëtarja Flaka Krelani dhe motra e saj Qendresa, e njohur si Qeqa, teksa shijonin darkën, siç e do zakoni i kohërave teknologjike, kanë postuar edhe disa video në InstaStory.

Në videot e publikuara arritëm të shohim për herë të parë dallohet Fatmën me barkun e rrumbullakosur dhe nuri i ëmbël i shtatzanisë që i ka rënë.

E qeshur si gjithmonë, duket se moderatorja po e shijon me gjithësej pritjen e ëmbël./Blitz.al/



Sponsorizuar
2019 . All rights reserved.