Lubonja kritikon Rudina Hajdarin: S’ka asnjë meritë, hyrja në Kuvend kompromentuese!

Lubonja kritikon Rudina Hajdarin: S’ka asnjë meritë, hyrja në Kuvend kompromentuese!

0Shares
Lubonja kritikon Rudina Hajdarin: S’ka asnjë meritë, hyrja në Kuvend kompromentuese!


Analisti Fatos Lubonja komentoi në rubrikën “Opinion”, në News 24, vendimin e grupit parlamentar demokrat, me në krye Rudina Hajdarin, për të kallëzuar në Prokurori koncesionet e rrugëve.

Lubonja tha në studion e News 24 se vendimi i opozitës parlamentare tregon skandalin e rrugëve me PPP e Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat, duke thënë se për këtë duhet të flasin edhe zyrtarët brenda PS, që nuk pranojnë vjedhje të tilla. Sa i takon opozitës së re, Lubonja tha se futja e tyre në Parlament është një gjë kompromentuese, duke kritikuar direkt Rudina Hajdarin, për të cilën tha se nuk ka merita apo kontribut.

“Kjo më tepër mund të komentohet si një provë që edhe njerëzit e Ramës, në një far mënyre e shikojnë që është trashuar aq shumë, sa nuk mund të rrinë pa thënë një gjë. Kjo tregon se ç’a skandal rrugësh janë këto PPP e Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat. Kjo tregon se edhe ata të PS duhet të flasin, nuk mund të pranojnë këtë vjedhje. Sa i takon Hajdarit dhe atyre që janë aty mund të mos hynin në Kuvend. Futja e opozitës aty është një gjë që , është kompromentuese për mua. Kjo hyn si vajza e Azem Hajdarit aty dhe kjo është një problem për PD. Ku i ka meritat ajo, çfarë kontributi ka. Pse me trashëgimi i kemi postet? Ajo që i bëri Rudina Hajdari PD-së duhet të ishte mësim, por ata nuk mësojnë, nxjerrin një fëmijë tjetër, ose vëllain e Rudina Hajdarit”, deklaroi ai.

A mund të dalë diçka për hetimet, nëse do të fillojnë? Vetëm nëse ju intereson për fasadë. Ne kemi denoncuar këtu skandalin e Unazës, 20 milionëshin, askush nuk e hetoi. Dihen të fuqishmit që janë mbrapa dhe iu mbyllin gojën Prokurorive, pastaj edhe të pushtetshmit. Prokuroria është bashkëpunëtore me ta.

Zgjedhjet e parakohshme në pranverë, do të zgjidhin diçka nëse bëhen? Ka një situatë anormale, që kërkon zgjidhje. Por, sa kjo zgjidhje është për të kthyer “status quon”, stabilitetin që ishte, duket shumë larg. E shoh si një luftë propagandistike, ku shumica iu drejtohen ndërkombëtarëve dhe pastaj bëjnë ato të famshmet marrëveshje, që janë pazare që s’ndryshojnë asgjë. Nuk e di si do të bëhen këto zgjedhje. Për Ramën, nëse pranon zgjedhe të parakohshme, është një lloj dështimi, goditje. Mund të duket si fitore e opozitës, por ne nuk dimë sa forcë ka opozita, ku është, si është, sa është më e dobët, më e fortë.

Ka një ndryshim kursi me LSI? Ka një ndryshim kursi, në kuptimin që mund të hyhet në zgjedhje edhe me Ramën. Nuk flitet shumë dhe për dënimin e njerëzve, se këtu është problemi, me çfarë kushtesh mund të hyjë opozita. Këto kushte nuk janë specifikuar, një minimum kushtesh duhen.

(d.ç./BalkanWeb)


Sponsorizuar
2019 . All rights reserved.