77-vjetori i Konferencës së Pezës, Meta: T’i lëmë mënjanë interesat e ngushta

77-vjetori i Konferencës së Pezës, Meta: T’i lëmë mënjanë interesat e ngushta

0Shares
77-vjetori i Konferencës së Pezës, Meta: T’i lëmë mënjanë interesat e ngushta




Konferenca e Pezës ka bërë bashkë përfaqësues të qeverisë dhe Presidentin Ilir Meta.

Në një aktivitet për 77- vjetorin e kësaj dite, Presidenti Meta, kryebashkiaku Erion Veliaj, zv/kryeministri Erjon Braçe dhe deputetë të PS janë bërë bashkë.

Përpara fillimit të aktivitetit, Presidenti Meta dhe kryebashkiaku Erion Veliaj kanë shkëmbyer edhe përshëndetje me njëri-tjetrin.

“Sot objektivi ynë kombëtar është integrimi i Evropian i Shqipërisë. Është koha për të mos u vonuar në këtë proces për shkak të antagonizmit politik të paprinciptë. Është koha për të forcuar bashkëpunim duke lënë mënjanë interesat e ngushta afatshkurtra në mënyrë që e ardhmja evropiane të jetë sa më e shpejtë për fëmijët tanë”, tha presidenti Meta në fjalën e tij.

Konferenca e Pezës u mbajt në 16 shtator 1942. Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues të forcave antifashiste shqiptare me synim që të formohej një front i përbashkët lufte kundër okupatorit. Konferenca mori disa vendime të rëndësishme:

1- Krijimin e Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar, ku do të bënin pjesë antifashistë pa dallim feje, krahine dhe ideje.

2- Mobilizimin e popullit në luftë kundër pushtuesve fashistë.

3- Ngritjen e Këshillave Nacionalçlirimtarë në të gjithë vendin.

4- Rreshtimin e Shqipërisë përkrahë koalicionit antifashist anglo-sovjeto-amerikan.

5- Krijimin e një Shqipërie të lirë, të pavarur e demokratike pas lufte.

o.j/dita






Sponsorizuar
2019 . All rights reserved.