Dhëndri i Saliut sulmon hapur LSI: Bleu kryetaren e kohës së KQZ, mbështeti maskaradën

Dhëndri i Saliut sulmon hapur LSI: Bleu kryetaren e kohës së KQZ, mbështeti maskaradën

0Shares
Dhëndri i Saliut sulmon hapur LSI: Bleu kryetaren e kohës së KQZ, mbështeti maskaradën




Përplasjet mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim duket se sa vijnë e thellohen.

Pas debateve të forta në distancë mes Kryemadhit dhe Bashës në lidhje me strategjinë që duhet të ndjekë opozita, tashmë akuzat e forta në drejtim të LSI-së vijnë direkt edhe nga familja Berisha e cila ka një ndikim absolut në vijën politike që ndjek PD. Bëhet fjalë për dhëndrin e ish-kryeministrit Berisha Jamarbër Malltezi, i cili ka akuzuar direkt LSI për blerje të ish-kryetares së KQZ-së dhe ndikim në vendimmarrjet e këtij institucioni, duke i hapur rrugë sipas tij një maskarade.

Malltezi akuzon edhe ish-ministrat e LSI-së për kohën kur ishin pjesë e kabinetit “Rama 1”.

“Në 2016 Departamenti Mjedisit në PD kërkoi në KQZ të drejtën kushtetuese për REFERENDUME vendore Për fat të keq, përfaqësuesit e PS-LSI si edhe blerja e kryetares së kohës nga PS-LSI vendosën të shkelin kushtetutën dhe mos lejojnë Referendum vendor!

Turpi me shkeljen e të drejtës kushtetuese së qytetarëve u bë haptaz dhe e shitën si vendim te shtetit ligjor! Dhe ishin po ato fytyra që veç 2 vite më parë kishin miratuar të drejtën për Referendum për çështjen e importit të mbetjeve të riciklueshme! Kohe për reflektim. Jo nga palaçot që kanë mbetur në KQZ se ata kanë treguar që e shkelin ligjin me telekomandën e hajdutit psiqik, por minimumi nga LSI që mbështeti atë maskaradë dhe tani gjithë qytetarët po paguajnë faturën e shkatërrimit të parqeve për interesa të oligarkëve”, shkruan mes të tjerash Malltezi.

j.l./ dita






Sponsorizuar
2019 . All rights reserved.