Analiza e Deutsche Welle/ Kriza politike vazhdon. Protesta apo dialog dhe marrëveshje me Ramën?

Analiza e Deutsche Welle/ Kriza politike vazhdon. Protesta apo dialog dhe marrëveshje me Ramën?

0Shares
Analiza e Deutsche Welle/ Kriza politike vazhdon. Protesta apo dialog dhe marrëveshje me Ramën?


Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca ftoi palët politike në Shqipëri të ulen në tryezën e bisedimeve për gjetjen e një kompromisi për daljen nga kriza politike dhe institucionale.

Afrimi i tetorit, kur Këshilli Europian do të marrë vendimin për Shqipërinë lidhur me negociatat e anëtarësimit, ka shtuar thirrjet e BE për uljen e palëve në tryezën e bisedimeve dhe gjetjen e një kompromisi për daljen nga kriza politike dhe institucionale, që vazhdon prej 7 muajsh. Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca ftoi të premten, (13.09.2019), partitë politike të ulen në dialog për të arritur këtë qëllim dhe shtuar shanset e një vendimi pozitiv nga Brukseli.

Kontaktet mes qeverisë dhe aktorëve të tjerë politikë duhet të vazhdojnë në 5 javët në vijim përpara takimit të Brukselit, tha Soreca të premten pas nënshkrimit me qeverinë Rama të Marrëveshjes financiare IPA (Instrumenti i Para Anëtarësimit). Soreca sugjeroi reformën zgjedhore si shtysë për të nisur dialogun me opozitën jashtë parlamentit, të cilën e quajti diçka specifike.

Reforma zgjedhore reformë tjetër kyç përShqipërinë Reforma zgjedhore është e rëndësishme dhe e nevojshme, pasi do të sillte një gjë të rëndësishme për qytetarët e Shqipërisë, për zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre. Mbi 90 për qind e qytetarëve shqiptarë që i përkasin gjithë spektrit politik të shoqërisë shqiptare dëshirojnë që Shqipëria të bëhet shtet anëtar i Bashkimit Europian. Prandaj të gjithë politikanët duhet të përfshihen në këtë dialog, argumentoi Soreca.

SorecaSoreca

Por dialogu për këtë duket i vështirë për momentin, edhe pse reforma zgjedhore është reforma e dytë e rëndësishme, pas Reformës në Drejtësi, edhe pse kryerja e saj do të bëjë të mundur ndarjen nga zgjedhje atipike, pa pjesëmarrjen e opozitës, gjë për të cilën të gjitha partitë janë të interesuara. Partitë e vogla opozitare jashtë parlamentit përfshirë edhe LSI kanë dhënë sinjale, se edhe mund të ulen në tryezën e bisedimeve për reformën zgjedhore. Por Partia Demokratike, që kryeson këtë opozitë, nuk jep asnjë shenjë gatishmërie për të filluar dialogun me qeverinë dhe maxhorancën socialiste për këtë reformë. Thirrjeve të BE dhe faktorit ndërkombëtar, ftesës së kryeministrit Rama dhe mazhorancës socialiste për bashkëpunim dhe dialog ajo i përgjigjet me paralajmërimin për rifillimin e protestave antiqeveritare, largimin e kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe zgjedhje të parakohshme, si e vetmja rrugë e daljes nga kriza e shkaktuar, që opozita e konsideron të shkaktuar nga lidhjet e qeverisë me krimin e organizuar dhe manipulimin e zgjedhjeve.

Meta: Dalja nga kriza ҫmontimi i shtetit të gënjeshtrës Presidenti Meta, fati politik i të cilit do të varet nga opinioni i Komisionit të Venecias, në fillim të tetorit, nëse ka kryer apo jo veprim anti-kushtetues lidhur me dekretet e tij që shfuqizuan datën 30 qershor si datën e Lokaleve 2019 dhe dekretuan 13 tetorin, është po kaq i ashpër në kritikat ndaj qeverisjes Rama. Sipas tij dalja nga kriza e thellë politike edhe institucionale do të vijë përmes betejës së gjithë shqiptarëve për të çmontuar shtetin e propagandës, të gënjeshtrës që po i merr shpirtin shtetit të së drejtës, tha ai të premten në mbrëmje, (13.09) i ftuar në një televizion lokal.

MetaMeta

Procedurat e shkarkimit të tij vazhdojnë, por Meta tha, se do të japë dorëheqjen, nëse Komisioni i Venecias në opinionin e tij konkludon se ka shkelur Kushtetutën”, pa pritur që të gjykohet nga Gjykata Kushtetuese që pritet të ngrihet. Ndërkohë që dekreti i tij për përsëritje të Lokaleve 2019 mbeti në letër, pasi as që bëhet fjalë për përsëritjen e zgjedhjeve, të fituara nga PS në masën 60 bashki nga 61 që ka gjithsej Shqipëria.

Potesta Rama IkPotesta Rama Ik

Partia Demokratike mes protestës dhe dialogut Refuzimi i deritanishëm i dialogut dhe rifillimi i protestave e vendos PD përballë situatash të vështira. Gjasat që tia dalë mbanë me protestat e vjeshtës të rrëzojë Ramën janë të pakta. Në protestat kombëtare shkurt-qershor ajo nuk e arriti këtë synim, po ashtu edhe Lokalet 2019 më 30 qershor u zhvilluan. PD ka përballë opozitën e re parlamentare, të gatshme të bashkëpunojë me maxhorancën socialiste për reformën zgjedhore. Qëndrimi jashtë sistemit mbart rreziqe për ekzistencën e partisë më të madhe opozitare në Shqipëri. Lidershipi i saj është i vetëdijshëm për këtë rrezik dhe tani për tani duket i mbetur pezull në zgjedhjen politike: protesta apo dialog dhe marrëveshje me Ramën./DW/


Sponsorizuar
2019 . All rights reserved.