U përfshi në sherr disa muaj më parë, gjykata jep masën e dënimit për Arda Turan

U përfshi në sherr disa muaj më parë, gjykata jep masën e dënimit për Arda Turan

0Shares
U përfshi në sherr disa muaj më parë, gjykata jep masën e dënimit për Arda Turan

Arda Turan u përfshi në një sherr para disa muajsh me këngatërin e njohur Berkay në Turqi.

Referuar informacioneve të publikuara, lojtari ka ngacmuar bashkëshorten e Berkay, një këngëtar shumë i njohur në Turqi.

Këngëtari e ka parë këtë skenë dhe ka kërkuar të sqarohet jashtë me futbollistin. Ky i fundit, në nerva e sipër e ka goditur në fytyrë Berkay, i cili është dërguar menjëherë në spital për ti nënshtruar një operacioni në hundë. Arda Turan, pas ngjarjes mësohet të ketë shkuar me armë në spital për ti kërkuar falje Berkay dhe bashkëshortes së tij, Ozlem Ada.

Ditën e sotme ish-lojtari i Barcelonës dhe Atletiko Madrid është njohur vendimin e gjykatës. Pas vërejtjeve përfundimtare, gjykata shpalli dënimin me 1 vit e 15 ditë burg për plagosje me dashje dhe 10 muaj burg për posedim të armëve pa leje dhe armë zjarri.

Sponsorizuar
2019 . All rights reserved.