Jep dorëheqjen nëndrejtori i Kadastrës Vlorë, Ardian Musta

Jep dorëheqjen nëndrejtori i Kadastrës Vlorë, Ardian Musta

0Shares
Jep dorëheqjen nëndrejtori i Kadastrës Vlorë, Ardian Musta




Jep dorëheqjen nëndrejtori i Kadastrës së Vlorës, Ardian Musta.

Nuk dihen ende arsyet e vendimit të tij për tu larguar nga posti.

Vendimi i Mustës për dorëheqjen erdhi pas një vale shkarkimesh në Kadastrën e Vlorës.

Më 9 shtator u shkarkuan nga detyra drejtori i Kadastrës Florian Alimadhi, nëndrejtori Klodian Troci si edhe një numër specialistësh.

Sipas burimeve drejtori i ri i komanduar në drejtorinë e Kadastrës së Vlorës është Alteo Nazëraj.

Nazëraj është me profesion jurist dhe ka punuar si specialist në drejtorinë e hipotekës prej 10 vitesh.

Drejtoria e Kadastrës Vlorë ka qenë një nga Drejtoritë më problematike ndër vite lidhur me çështjet e pronave në hipotekë.

Janë të shumta çështjet gjyqësore, denoncimet e bëra kohë pas kohe, veçanërisht për çështje që kanë lidhje me trojet bregdetare. Rastet e fundit kanë qenë në gadishullin e Karaburunit, ku Prokuroria zbuloi qindra hektarë tokë të tjetërsuara.

Në 6 vite të qeverisjes socialiste në Vlorë janë ndërruar 12 drejtorë. Sipas kadastrës, nga ankesat e qytetarëve, kuptohet se bregdeti i Vlorës ende nuk i është nënshtruar regjistrimit fillestar, gjë që ka lejuar manovrimet e bëra me pronat në këto zona.

o.j/dita






Sponsorizuar
2019 . All rights reserved.