Eleminuan Partizanin nga kupat e Europës, humbin në shtëpi nga ekipi i Tramezzanit

Eleminuan Partizanin nga kupat e Europës, humbin në shtëpi nga ekipi i Tramezzanit

0Shares
Eleminuan Partizanin nga kupat e Europës, humbin në shtëpi nga ekipi i Tramezzanit

Skuadra azere e Qarabag eleminoi që në raundin e parë të Champions League ekipin shqiptar të Partizanit, nuk ka mundur të kaloj në turin e fundit të këtij kompeticioni pasi është ndalur në shtëpi nga skuadra qipriote e APOEL.

Qarabag kishte gjithçka në dorë pasi kishte fituar në ndeshjen e parë në Qipro me rezultatin 2-1, një ndeshje e cila i kushtoi stolin, ish zv.trajnerit të Kombëtares Shqiptare, Paolo Tramezzani. Italiani pas rezultatit negativ, u shkarkua nga Apoel pa pritur ndeshjen e dytë dhe vendin e tij e zuri gjermani Thomas Doll. Kjo lëvizje ka qëlluar e duhura për qipriotët pasi me anë të një mrekullie kanë arritur të fitojnë 2-0 dhe të kualifikohen në ndeshjen e kthimit ndaj Qarabag.Në turin e tjetër APOEL do të ndeshet me skuadrën holandeze të AJAX, pasi këta të fundit fituan pa vështirësi nga grekëve të Paok.

Sponsorizuar
2019 . All rights reserved.