Mozzik “dhëmbë për dhëmbë” me Ledri Vulën, kush është reperi më i klikuar i kësaj vere?

Mozzik “dhëmbë për dhëmbë” me Ledri Vulën, kush është reperi më i klikuar i kësaj vere?

0Shares
Mozzik “dhëmbë për dhëmbë” me Ledri Vulën, kush është reperi më i klikuar i kësaj vere?


Sezoni veror 2019 ka qenë i mbushur me projekte të reja muzikore nga artistët shqiptar. Pjesa më e madhe kanë sjellë këngë ritmike për publikun, të cilat janë dëgjuar vazhdimisht në klubet e natës.

Por kush e mban titullin e reperit më të klikuar shqiptar për këtë sezon veror? Deri tani, tre projektet e Mozzik numërojnë mbi 25 milionë klikime. Reperi ka sjellë tre bashkëpunime, “Milly” me mikun e tij Dardan që numëron 16 milion klikime, “Shqiptar” me legjendën e repit Unikatil që numëron 3.5 milion klikime. Nuk mund të mungonte edhe një duet me bashkëshorten e tij Loredana. “Eiskalt” titullohet kënga e fundit që solli Mozzik, e cila deri tani numëron 5.8 milion klikime.

Pothuajse të njëjtat shifra mban edhe Ledri Vula. Ai ka sjellë një bashkëpunim dhe dy solo për këtë sezon veror.

“MEM” numëron 6.1 milion klikime, “Rio” ka arritur deri në 7.2 milion klikime, ndërsa bashkëpunimi me Lumi B, i titulluar “Kiss Kiss” numëron plot 9 milion klikime.

Ledri ka paralajmëruar se së shpejti do sjellë bashkëpunimin me Ermal Fejzullahun. Mbetet për tu parë nëse do arrijë të marrë titullin e reperit më të klikuar të kësaj vere me projektin e ri.


Sponsorizuar
2019 . All rights reserved.