Vetëvendosje del me qëndrim përfundimtar: Këto tri parti e kanë “bllok”

Vetëvendosje del me qëndrim përfundimtar: Këto tri parti e kanë “bllok”

0Shares
Vetëvendosje del me qëndrim përfundimtar: Këto tri parti e kanë “bllok”

Lajme

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca në një intervistë televizive, ka folur për koalicionet e mundshme.

Deputeti Konjufca tha se në asnjë mënyrë nuk do të hyjnë me PDK-në, AAK-në e PSD-në.

Ai ka theksuar se nuk do të bëjnë koalicion me PSD-në, derisa ka shtuar se me LDK-në, mund të hyjnë në koalicion, por ende s’ka asgjë konkrete, raporton Gazeta Blic.

Ai tha se VV i ka bërë ofertë LDK-së dhe se e ka kryer obligimin e saj para qytetarëve të Kosovës.

“Tash i mbetet atyre (LDK-së) që të japin përgjigje”, tha Konjufca, duke shtuar se sipas të gjitha gjasave VV do të garojë e vetme.Ai është i bindur se VV do të dalë partia e parë nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Konufca tha se nuk do të hyjnë në asnjë mënyrë në koalicion as me AAK-në.

Ndërkaq, Partia Demokratike e Kosovës vazhdon ta ketë “bllok”, tha ai./ Gazeta Blic

Deputeti Konjufca nuk përmbahet, thotë se PSD është parti fiktive

Sponsorizuar
2019 . All rights reserved.