Lajme
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla në emisionin Interaktiv të KTV-së, ka theksuar se nga Gjykata Speciale është intervistuar edhe dyshja e udhëheqësve të vendit, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe presidenti, Hashim Thaçi, raporton Gazeta Blic.
Madje, ai ka dhënë edhe detaje se kur janë intervistuar dy liderët e vendit.
“Kadri Veseli u intervistua në Frankfurt, Hashim Thaçi u intervistua dy herë nga Gjykata Speciale”, ka theksuar deputeti Sveçla, raporton Gazeta Blic.
Ai ka folur edhe për dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, për shkak të ftesës së Gjykatës Speciale. Sipas tij, arsyeja është bërë për interesa politike, e jo për ta mbrojtur vendin.
Svecla ka theksuar se ku dallon paraqitja e tij si ushtrues detyre i kryeministrit, dhe paraqitja e tij, si kryeministër.