Glauk Konjufca: Nëse na bllokon Hashim Thaçi, atëherë ne e marrim situatën në dorë

Glauk Konjufca: Nëse na bllokon Hashim Thaçi, atëherë ne e marrim situatën në dorë

0Shares
Glauk Konjufca: Nëse na bllokon Hashim Thaçi, atëherë ne e marrim situatën në dorë

Lajme

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se presidenti Hashim Thaçi duhet të ndërmarrë hapat e duhur për ta çuar vendin në zgjedhje.

Ai në një intervistë për T7, ka theksuar se nëse shihet se presidenti po ia mban anën PDK-së, dhe nuk e shpërndan Kuvendin, atëherë do të thirret një seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit.

“Nëse ai nuk vepron, atëherë Kuvendi e përjashton presidentin, dhe vetëshpërndahet. Pastaj nga ai moment, 30-45 ditë duhet të caktohet data e zgjedhjeve”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

Ai tha se nëse nuk vepron presidenti deri në javën tjetër, atëherë do të thirret seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit.

Konjuca ndër të tjera, tha se të gjitha partitë politike në Kosovë, po thonë se janë ta gatshme për zgjedhje të parakoshme parlamentare, raporton Gazeta Blic.

Sponsorizuar
2019 . All rights reserved.