Deputeti Konjufca nuk përmbahet, thotë se PSD është parti fiktive

Deputeti Konjufca nuk përmbahet, thotë se PSD është parti fiktive

0Shares
Deputeti Konjufca nuk përmbahet, thotë se PSD është parti fiktive

Lajme

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka goditur fort partinë e drejtuar nga ana e Shoend Ahmetit, shkruan Gazeta Blic.

Konjufca ka theksuar se Partia SocialDemorkate është parti fiktive.

“Ata i kanë vjedhur mandatet. Votat që i kanë fituar nga VV, i kanë marrë me vete, duke dalë në një parti tjetër”, tha ai.

Konjufca ndër të tjera në një intervistë në T7, ka theksuar se PSD do të hyjë në listë zgjedhore me ndonjë parti.

Ai ka theksuar se nuk do të bëjnë koalicion me PSD-në, derisa ka shtuar se me LDK-në, mund të hyjnë në koalicion, por ende s’ka asgjë konkrete, raporton Gazeta Blic.

Ai tha se VV i ka bërë ofertë LDK-së dhe se e ka kryer obligimin e saj para qytetarëve të Kosovës.

“Tash i mbetet atyre (LDK-së) që të japin përgjigje”, tha Konjufca, duke shtuar se sipas të gjitha gjasave VV do të garojë e vetme.

Ai është i bindur se VV do të dalë partia e parë nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Konufca tha se nuk do të hyjnë në asnjë mënyrë në koalicion as me AAK-në.

Sponsorizuar
2019 . All rights reserved.