Përplasje mes Pacollit dhe Bahtirit, ky i fundit pritet ta zyrtarizoj largimin nga AKR?

Përplasje mes Pacollit dhe Bahtirit, ky i fundit pritet ta zyrtarizoj largimin nga AKR?

0Shares
Përplasje mes Pacollit dhe Bahtirit, ky i fundit pritet ta zyrtarizoj largimin nga AKR?

Lajme

Me dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i Kryeministrit, subjektet politike kanë filluar të zhvillojnë aktivitete intensive për tu përgatitit për zgjidhje të parakohshme, ku në disa prej tyre ka edhe telashe mes figurave kryesore.

Gazeta Blic merr vesh se probleme të tilla kanë mes vete Presidenti i AKR Behgjet Pacolli dhe zevëndëspresidenti i AKR dhe njëherësh kryetari i Mitrovices Agim Bahtiri, i cili brenda pak ditësh pritet ta zyrtarizoj largimin nga kjo parti.

Mësohet se kulmi i pakënaqësive mes Pacollit e Bahtirit ka qenë dje në takimin e Kryesisë së AKR-së, ku Bahtiri në mënyrë demostrative e ka lëshuar këtë takim.

Behgjet Pacolli ka jep shenja se po dëshiron të lëvize me koalicion në drejtim të PDK-së, gjë të cilën e ka kundërshtuar Bahtiri, i cili vazhdimisht po insiston për koalicion me VV-në.

Pas kësaj mosmarrëveshje Bahtiri, shumë shpejtë do ta zyrtarizoj largimin nga partia e Pacollit, sepse nuk po dëshiron të vazhdohet me qasjen e njëjtë të partisë, e cila viteve të fundit vazhdimisht është tkurrur, ka thëne burimi i GazetaBlic.

Ndryshe, disa ore para takimit të kryesisë Bahtiri, në një prononcim televiziv kishte deklaruar se dëshiron që AKR të hyjë në koalicion me VV-në, dhe në rast se një gjë e tillë nuk ndodh, ai kishte thënë se do ti bashkohet personalisht koalicionit me VV.

Se nuk ka qenë pjesë e mbledhjes deri në fund, kjo dëshmohet edhe në fotografitë që kanë rrjedhur në internet nga zyrtarët e AKR-së që ishin pjesë e kësaj mbledhje.

Sponsorizuar
2019 . All rights reserved.