Kamionit të blinduar që transportonte para i hapet dera gjatë rrugëtimit, derdhen paratë nëpër autostradë

Kamionit të blinduar që transportonte para i hapet dera gjatë rrugëtimit, derdhen paratë nëpër autostradë

0Shares
Kamionit të blinduar që transportonte para i hapet dera gjatë rrugëtimit, derdhen paratë nëpër autostradë

Cool

Shoferë të shumtë kishin ndalë veturat e tyre në mes të një autostrade, për të mbledhur paratë që ishin shpërndarë nëpër asfalt.

Një skenë e tillë është filmuar në Atlanta të SHBA-ve, ku një kamioni tëblinduar që po transportonte një shumë të majme të hollave më saktësisht 175 mijë dollarë, i ishte hapur dera gjatë lëvizjes dhe paratë ishin derdhur nëpër rrugë.

E sipas Robert Parsons, zyrtar policor në Atlanta, ishin rreth 15 vetura të ndalura ku shoferët e tyre po mblidhnin paratë në rrugë, edhe pse të vetëdijshëm që një gjë e tillë ishte kundërligjore duke ditur se paratë ishin derdhur aksidentalisht nga mjeti i blinduar që po i transportonte.

“Policët dhe disa shoferë të kamionëve kanë arritur të mbledhin disa qindra dollarë kur arritën në vendin e ngjarjes, por shuma e madhe ishte marrë nga kalimtarët e rastit”, ka shtuar ai.

Parsons ka bërë të ditur se të gjithë shoferët që kanë marrë paratë nuk do të mund t’i mbajnë, dhe nëse në një afat të caktuar nuk i kthejnë do të ballafaqohen me drejtësinë, kjo për faktin se kanë video që tregojnë targat e veturave të tyre.

Sponsorizuar
2019 . All rights reserved.