Deputetja Ekonomi: Nuk ka taksë të shtuar mbi konsumatorin për naftën

Deputetja Ekonomi: Nuk ka taksë të shtuar mbi konsumatorin për naftën

0Shares
Deputetja Ekonomi: Nuk ka taksë të shtuar mbi konsumatorin për naftën




Deputetja e PS, Milva Ekonomi sqaroi këtë të enjte se projektligji për naftën nuk parashikon vendosjen e ndonjë tarife. Sipas saj në kuadër të një bashkëpunimi rajonal, Shqipërisë i kërkohet krijimi i një rezerve hidrokarburesh.

E ftuar në studion e RTV Ora, znj Ekonomi u shpreh: “Nuk bëhet fjalë për një tarifë apo taksë. Shqipëria ka hyrë në atë që quhet bursa e energjisë për Ballkanin Perëndimor me qendër në Vienë dhe ka disa detyrime që rrjedhin nga ky bashkëpunim rajonal që kemi. Bashkëpunim rajonal që shkon përkah BE, i cili kërkon të krijosh depozita. Kjo është kërkesa që ka ky projekt ligj, rezerva është rezerva. Ndërkohë që nuk ka asnjë tarifë apo taksë të shtuar mbi konsumatorin. Nuk bëhet fjalë për këtë gjë, por bëhet fjalë për të krijuar këtë rezervën”.

e.ll./dita






Sponsorizuar
2019 . All rights reserved.