Ndahet nga jeta në moshën 83-vjeçare aktorja e njohur shqiptare

Ndahet nga jeta në moshën 83-vjeçare aktorja e njohur shqiptare

0Shares
Ndahet nga jeta në moshën 83-vjeçare aktorja e njohur shqiptare



Ndahet nga jeta në moshën 83-vjeçare aktorja e njohur shqiptare, Valentina Caci.

Lajmin e ka bërë të ditur një tjetër aktor njohur nga Korça, Zamira Kita, nëpërmjet një publikimi në profilin personal të saj të Facebook. Në këtë postim, Zamira ka theksuar se kujtimi i saj dhe rolet e saj në filma do të jenë të paharruara përgjithmonë.

“Lamtumirë, e mira, e talentuara, e bukura, Valentina Caci! Rolet e shumta të realizuara prej saj, do të ngelen gjithmonë në kujtesën tonë, bisedat dhe këshillat e saj, të paharruara! I përjetshëm kujtimi!”  shkruan aktorja Zamira Kita në profilin e saj në rrjetet sociale.

Valentina Caci lindi në qytetit e Korçës më 2 mars të vitit 1936. Në lëvizjen artistike që shpërtheu që në muajt e parë të paraçlirimit u aktivizua në grupet teatrale amatore, ku dhe u dallua si aktore amatore me perspektivë për skenën korçare.

Ishin këto të dhëna, për këtë amatore, që ra në sy të Dhimitër Trajçes, që e afroi në grupin e teatrit të ngritur pranë Pallatit të Kulturës së qytetit.

Aty, një vit mbas krijimit të teatrit profesionist, mbështetur në talentin e saj të treguar në grupin amator, Valentina Caci emërohet aktore në trupën  teatrit profesionist. Regjisorët i besojnë role të rëndësishëm gjatë gjithë karrierës së saj në skenë.

Ajo ka interpretuar në filmin shumë të dashur për të gjithë Zonja nga qyteti.

Rolet

Rolet e interpretuara në skenë nga nga Valentina Caci janë: Ollga në dramën “Makar Dubrava” e Korneiçukut, Kolkoziania në dramën “Rruga e madhe” e Fjodorovit, Gallupkova në komedinë “Kush e ka fajin” e Molinavit, Lumturia në dramën “Të rinjtë” e V. Vinçanit, Lumtua në komedinë “Vajza nga fshati” e F. Gjatës,

Bardha në dramën “Sëmundje e rrezikshme”, Viku në dramën “Ishulli i Aferditës, Vjollca në dramën “Doktor Aleksi” e I. Uruçit, Efrosinja në dramën “Vajza pa prikë”, Vjollca në dramën “Gjaku i ri” e A.Binos, Valdeti në dramën “Tre të shtëna pushke” e I. Uruçit, Eleni në dramën “Flakë në shtëpi” e Z. Cikulit, Nerka në dramën “Stina e kuqe” e F. Gjatës, Neribani në dramën “Mosha e bardhë” e D. Agollit,

Afërdita në dramën “Varri i pagëzimit” e N. Shkodranit, Leti në dramën “Motra Katerinë” e V. Zikos, Veroria në dramën “Këneta” e F. Gjatës, Nafia në dramën “Hijet e natës”e V. Kokonës, Meri në dramën “Rrethimi i bardhë” e N. Priftit, Helena në dramën “Engjejt e skëterrës” e Kantenit, Gruaja në dramën “Orteku i vjeshtës” e S. Andonit, Luçia në komedinë “Karnavalet e Korçës” e S. Çomorës,

Dhora në dramën “Rruga e madhe”e V. Zikos, Nekia ne komedinë “Zonja nga qyteti” e R. Pulahës, Lena në dramën “Maro Mokra” e R. Pulahës, Gruaja në dramën “Kur çel dashuria” e T. Laços, Nekia në komedinë “Shoqja nga fshati” e R. Pulahës, Komshia ne dramën “Shtëpia në rrugicë” e T. Laços, Komshia në dramën “Paja” e Di Maxhios



Sponsorizuar
2019 . All rights reserved.