Basha i përgjigjet Ramës: Na propozoi kapitullimin

Basha i përgjigjet Ramës: Na propozoi kapitullimin

0Shares
Basha i përgjigjet Ramës: Na propozoi kapitullimin




Kryetari i opozitës, Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama nga qyteti i Durrësit lidhur me letrën e dërguar nga kreu i qeverisë. Në një takim me mbështetësit në qytetin e Durrësit, Basha tha se Rama ka propozuar kapitullimin.

“Na propozojnë kapitullimin. Edi Rama na propozon që më 30 Qershor ne të bëjmë sehir teksa ai bën efektivisht një grusht shteti, zgjedhje false.

Kryeministri Rama i ka dërguar pasditen e së mërkurës  një letër publike Lulzim Bashës për ti kërkuar të nisin dialogun pa kushte për atë që e cilëson si mosmarrëveshje mes palëve.

Kreu i opozitës, tha gjatë takimit se Partia Socialiste drjetohet vetëm nga një grusht njerëzish.

PS është në koma në emër të saj flet vetëm një njeri dhe një gusht njerëzish që janë bërë 1 me bosët e drogës dhe vrasësit, Ndaj beteja që ka transformuar Shqipërinë nga ajo e dëshpërimit në të shpresës duhet çuar deri në fund.

Gjithashtu, kyeopozitari, Basha deklaroi, se Rama ka propozuar si rojtarë të zgjedhjeve Taulant Ballën dhe Damian Gjiknurin, të cilët i cilëson si të kapur në përgjime duke vjedhur zgjedhjet.

Rama na propozon Taulant Ballën dhe Damian Gjiknurin si rojtarë të zgjedhjeve, dy njerëez që po të hetoheshin sic do të hetohen 339-a dhe 184-a, po kështu do të jenë para togave të zeza të drejtësisë, për të marrë dënimin e merituar. Dhe meqë ra fjala, keni rënë squkë ka 24 orë qëkur kam denoncuar aktin kriminal ku me urdhër të Edi Ramës, Taulant Balla, Damian Gjiknuri, kanë ushtruar presion mbi 4 anëtarët e KQZ-së që në mënyrë të kundërligjshme të mos regjistrojnë përfaqësuesit e opozitës në KZAZ. Gjithçka është në tabulatet e dorëzuara parnterëve ndërkombëtarë. Nuk keni shans, nuk keni shpëtim./tvklan.al




Sponsorizuar
2019 . All rights reserved.