Operacioni “Vol-Vo 4”, pranga të kërkuarit nga Durrësi (Emri)

Operacioni “Vol-Vo 4”, pranga të kërkuarit nga Durrësi (Emri)

0Shares
Operacioni “Vol-Vo 4”, pranga të kërkuarit nga Durrësi (Emri)


DURRËS

Ndalohet një tjetër person i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit Vol-Vo 4”. Siç njoftojnë efektivët e policisë, në pranga ka rënë shtetasi me iniciale Mario Zeqiri ,36 vjeç, banues në lagjen Kodër në Sukth të Durrësit, i cili akuzohet për veprat penale si “Trafikim i narkotikëve, Grup i strukturuar kriminal si dhe për Pastrim të produkteve të veprës penale.

Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” në mungesë.

Njoftimi i policisë:

Vijon Operacioni policor i koduar Vol-Vo 4 . Ndalohet një tjetër person i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Forcat e posaçme Operacionale në DVP Durrës, pas informacioneve të marra dhe një pune të mirë organizuar, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim më datë 22.10.2018, në kuadër të operacionit policor të koduar Vol-Vo 4 dhe konkretisht shtetasin:

• M.Z.,36 vjeç, banues në lagjen Kodër, Sukth, Durrës.

Shtetasi M.Z., ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, në datë 22.10.2018 ,ka vendosur ndaj tij masën e sigurimit Arrest me burg për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve, Trafikim i narkotikëve, Grup i strukturuar kriminal si dhe Pastrimi i produkteve të veprës penale. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

(n.m/BalkanWeb)



Sponsorizuar
2019 . All rights reserved.