E BUJSHME/ E kërkojnë në Itali dhe Francë, “bomberi” shqiptar bën zgjedhjen përfundimtare

E BUJSHME/ E kërkojnë në Itali dhe Francë, “bomberi” shqiptar bën zgjedhjen përfundimtare

0Shares
E BUJSHME/ E kërkojnë në Itali dhe Francë, “bomberi” shqiptar bën zgjedhjen përfundimtare

Stadiumi i Fenerbahces

Sulmuesi i Kosovës dhe Rizesporit Vedat Murriqi e ka bërë tashmë zgjedhjen për të ardhmen e tij. 24-vjeçari dëshiron të luajë për gjigantin turk të futbollit Fenerbahce. Gazetari, që merret me çështjet e merkatos së futbollit turk Yagiz Sabuncuoglu bëri me dije në llogarinë e tij në Twitter se Murriqi ka refuzuar tre skuadra të huaja: Genoan, SPAL-in dhe Toulouse-in vetëm e vetëm për të përfaqësuar Fenerbahcen.Deri tani, Rizesporti ka marrë zyrtarisht 3 oferta për futbollistin e tij Vedat Murriqi nga Genoa, Toulouse dhe SPAL. Të gjitha janë refuzuar. Dëshira e Murriqit është të veshë fanelën e Fenerbahces. Nëse ka oferta të tjeta përveç Fenerbahces, do të shqyrtohen më tej. Në fillim të javës, bisedimet midis presidentëve do të vazhdojnë, shkruan Sabuncuoglou.

Këtë sezon Murriqi po kryen paraqitje mbresëlënëse duke shënuar me Rizesporin 13 gola dhe dhuruar 7 asiste në 32 ndeshje të këtij sezoni.

Sponsorizuar
2019 . All rights reserved.