Pas pezullimit të Mynyr Konit, ministrja e Arsimit komandon Rektorin e ri të Universitetit të Tiranës

Pas pezullimit të Mynyr Konit, ministrja e Arsimit komandon Rektorin e ri të Universitetit të Tiranës

0Shares
Pas pezullimit të Mynyr Konit, ministrja e Arsimit komandon Rektorin e ri të Universitetit të Tiranës



Para dy ditësh, ministrja e Arsimit pezulloi nga detyra Rektorin e Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni. Ndërkohë ditën e sotme, Besa Shahini ka komanduar në këtë post të rëndësishëm zëvendësuesin e tij. Bëhet fjalë për Bernard Dostin, i cili më herët mbante postin e zv/Rektorit të Universitetit të Tiranës.

Kujtojmë që pezullimi i Mynyr Konit erdhi pas debatit virtual mes tij dhe kryeminsitrit Rama, kryesisht për jetë universitare dhe moszbatimit të Paktit për Universitetin. Përmes një deklaratë për mediat, ministrja Besa Shahini bëri me dije lajmin e pezullimit të tij dhe se për këtë fakt i ishte drejtuar me një kërkesë zyrtare Kreu të Shtetit.

Arsyeja kryesore e shkarkimit të Konit sipas Ministrisë, ishte “fryma e re” që duhet për insitucionin që ai drejtonte. “Na duhet një frymë bashkëpunimi mes studentëve e pedagogëve, pedagogëve e udhëheqësve të universitetit, udhëheqësve mes tyre apo edhe me ne si ministri – gjë që është bërë e pamundur në Universitetin e Tiranës dhe sot jemi në këtë pikë ku unë detyrohem të marr një vendim të vështirë si ky i pezullimit të rektorit. “- u shpreh Shahini.

Nëse Rektori i komanduar Dosti do të jetë i përhershëm apo jo, pritet të shihet në ditët në vazhdim. /Blitz.al/



Sponsorizuar
2019 . All rights reserved.