Hahn: Dialogu Kosovë-Serbi të vazhdojë shumë shpejtë

Hahn: Dialogu Kosovë-Serbi të vazhdojë shumë shpejtë

0Shares
Hahn: Dialogu Kosovë-Serbi të vazhdojë shumë shpejtë

Lajme

Johanes Hahn, Komisionari për Zgjerim nga Bashkimi Evropian, ka treguar se për çfarë ka biseduar sot me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në takimin e tyre në Bruksel.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Hahn ka shkruar se gjatë këtij takimi kanë folur rreth dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë dhe qëndrimit të Bashkimit Evropian lidhur me taksën që ka vendosur Kosova ndaj produkteve të Serbisë.

“Takim i mirë me Presidentin Hashim Thaçi. Është e rëndësishme që dialogu Serbia-Kosovë të rinisë shumë shpejt, gjithashtu në interes të stabilitetit dhe progresit më të gjerë rajonal. Unë përsërita qëndrimin e Bashkimit Evropian se taksa që e ka vendosur Kosova duhet të paktën të pezullohet”, ka shkruar Hahn.

Së fundi komisionari Hahn ka dhënë një intervistë për gazetën amerikane “The Washington Post”, ku ka folur rreth idesë për shkëmbimin e territoreve deklaratë kjo që ka bërë të reagojë kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ka shkruar se rikthimi i idesë së shkëmbimit të territoreve nga Hahn, raporton Insajderi.

“Rikthimi i idesë monstruoze të shkëmbimit të territoreve nga Johannes Hahn, vetëm disa ditë para takimit në Berlin, është një përpjekje e pashpresë dhe destruktive për ta sforcuar atë nga dera e pasme”, ka shkruar Haradinaj.

04/15/2019 15:50

Pasi që shkroi koment racist, opinionisti shqiptar e bën për 5 pare Ermal Fejzullahun

Sponsorizuar
2019 . All rights reserved.