Shënohet 20-vjetori i Betejës së Zhegocit

Shënohet 20-vjetori i Betejës së Zhegocit

0Shares
Shënohet 20-vjetori i Betejës së Zhegocit

Lajme

Sot janë rikujtuar të gjithë të rënët e Betejës së Zhegocit.

Në Komunën e Gjilanit, sot nën organizimin e institucioneve shtetërore nga niveli qendror dhe ai lokal, është përkujtuar Beteja e Zhegovcit, në të cilën kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryesuesja e Kuvendit të Gjilanit, Shpresa Kurteshi-Emini, kanë potencuar se dëshmorët dhe të rënët në luftën për liri kanë bërë që ne sot të jetojmë të lirë e të punojmë për shtetësinë dhe zhvillimin e vendit.

“Dhimbja për të gjitha familjet e dëshmorëve dhe martirëve është e pa harruar në asnjë moment, por, pa këto rënie të dëshmorëve, heronjëve e martirëve nuk do të ishim këtu ku jemi. Prandaj, së bashku me të gjitha familjet të cilat kanë dhënë më të dashurit e tyre për liri, shprehim lavdinë dhe respektin maksimal për të gjithë të rënët”, ka thënë kryeministri Haradinaj, në fjalën e rastit.

Kurse, kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, Shpresa Kurteshi-Emini, ka thënë se është një ritakim në 20 vjetorin e Betejës së Zhegocit, për të rikujtuar të gjithë të rënët për liri dhe reflektimin për punë dhe angazhime maksimale për zhvillimin e Kosovës.

“Ne do të ndrojmë në vazhdimësi të gjithë të rënët për liri. Kujtojmë dhe përulemi para të gjithë të rënëve që nga foshnja e deri te të moshuarit, të cilët dhanë jetën e tyre që ne sot të jetojmë të lirë. Amaneti i dëshmorëve dhe të rënëve për liri, është detyrë për të gjithë ne që të punojmë më shumë dhe ta bëjmë Kosovën shtet me rrugën e fuqishme drejtë integrimeve euroatlantike, zhvillimit ekonomik dhe ndërtim të sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallime”, ka thënë mes tjerash kryesuesja Kurteshi-Emini.

Ndryshe, përfaqësuesit e institucioneve lokale kanë bërë sot homazhe tek varrezat e dëshmorëve, ndërkaq në lagjen “Dardania” janë zbuluar bustet e dëshmorëve, Tefik e Hanumshahe Zymberi.

04/15/2019 15:50

Pasi që shkroi koment racist, opinionisti shqiptar e bën për 5 pare Ermal Fejzullahun

Sponsorizuar
2019 . All rights reserved.