Arrestohet pas 2 vitesh 23-vjeçari që sulmoi me armë boksierin e Vllaznisë

Arrestohet pas 2 vitesh 23-vjeçari që sulmoi me armë boksierin e Vllaznisë

0Shares
Arrestohet pas 2 vitesh 23-vjeçari që sulmoi me armë boksierin e Vllaznisë


Foto: Boksieri Nelson Hysa



Policia e Shkodrës ka arrestuar pas dy vitesh një 23-vjeçar të akuzuar për sulmin me armë ndaj Nelson Hysës, boksierit të Vllaznisë, ngjarje e ndodhur më 6 Maj 2017.

Në pranga ka rënë i riu V.Ksolla, ndaj të cilit Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg në mungesë. Ai akuzohet për vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Për këtë ngjarje janë arrestuar edhe dy vëllezër, N.K. 32 vjeç dhe K.K. 25 vjeç banues në Grudë të Re. Ata akuzohen se kanë përkrahur 23-vjeçarin që plagosi me armë boksierin, armëmbajtje pa leje dhe kanosje. Sipas policisë, dy vëllezërit kishin strehuar në banesën e tyre autorin V.Ksolla. Ata dyshohen gjithashtu edhe për një ngjarje kriminale më 14 Prill 2019, ku u qëllua me armë në drejtim të banesës së 50-vjeçarit me iniciale L.A. në fshatin Grudë e Re.

Boksieri Nelson Hysa është gjithashtu i arrestuar nga Policia e Shkodrës në kuadër të operacionit Oaz, si anëtar i dyshuar i grupit Bajri. Hysa akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale, grup i strukturuar kriminal dhe paracaktim të rezultateve në garat sportive në bashkëpunim.

Më 30 Mars 2019, ministri i Brendshëm Sandër shkarkoi nga detyra drejtorin e Policisë së Shkodrës Vehbi Bushati dhe në vend të tij emëroi Niko Brahimin. Shkarkimi ndodhi pak orë pas vrasjes së dy vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali. /tvklan.al




Sponsorizuar
2019 . All rights reserved.