Bojkoti i kampionatit, ish-gjyqtari i SUPERIORES e thotë prerazi: S’duhet befasohet njeri, vazhdojmë bojkotin nëse…

Bojkoti i kampionatit, ish-gjyqtari i SUPERIORES e thotë prerazi: S’duhet befasohet njeri, vazhdojmë bojkotin nëse…

0Shares
Bojkoti i kampionatit, ish-gjyqtari i SUPERIORES e thotë prerazi: S’duhet befasohet njeri, vazhdojmë bojkotin nëse…

Vëzhguesi i FSHF-së Plarent Kotherja

Bojkoti i kampionatit, ish-gjyqtari i SUPERIORES e thotë prerazi: Sduhet befasohet njeri nga ndërprerja e sezonit, dhuna ka nisur që në ndeshjen e parë Ish-arbitri i Superligës dhe ish-delegati shqiptar i UEFA-s Plarent Kotherja deklaroi në emisionin Sport News të kanalit News 24 u shpreh i çuditur me faktin se përse duhej të befasonte pezullimi i kampionatit, pas dhunës së ushtruar ndaj arbitrit Eldorian Hamiti. Ai shtoi se problematika e ruajtjes së rendit ka nisur që në ndeshjen e parë të sezonit Skënderbeu-Partizani (1-0) ku u përplasën të dyja tifozeritë.Vendimi i ndërprerjes së kampionatit? Nuk e kuptoj pse i ka befasuar pezullimi. Opinioni publik u përball me pamje të tmerrshme. Sduhet të befasohet njeri. Duhet të ishin marrë sinjale paralajmëruese. Jam vëzhgues dhe delegat i federatës në stadiumet tona. Dhe problemet kanë nisur që në ndeshjen Skënderbeu-Partizani. Kemi pasur shumë simptoma të tilla, pavarësisht se si janë transmetuar në ekrane. Policia private është pseudopolici private. Duhet të kishin bërë kontrolle dhe të ushtrojnë autoritet.E ndiej veten pjesë të arbitrave. Nuk ka nxitim. Si do të dilnin 500 arbitra me ato skena dhune këtë javë? E kemi lënë bojkot pa afat derisa të zgjidhet situata nesër.

Duam të sigurohemi. Duam të sigurojmë punën e arbitrave tanë për 90 minuta. Shteti, federata dhe policia të gjejnë zërin e përbashkët, përfundoi Kotherja.

Sponsorizuar
2019 . All rights reserved.