Prej janarit deri më sot 16 persona kanë humbur jetën në komunikacion

Prej janarit deri më sot 16 persona kanë humbur jetën në komunikacion

0Shares
Prej janarit deri më sot 16 persona kanë humbur jetën në komunikacion

Lajme

Vetëm prej janarit e deri sot 16 persona kanë humbur jetën në komunikacion. Kjo shifër e madhe është bërë alarmuese.

Edhe sot një këmbësore 77 vjeçare është goditur nga një kamion në Fushë Kosovë afër shkollës Mihal Grameno. Dëshmitarët thanë prapa kamerave se e moshuara kishte qenë në vija të bardha kur ishte goditur dhe se kishte qenë me këto bukë në duar.

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

“E lënduara është përcjellë në QKUK për trajtim mjekësor dhe vlerësohet që gjendja e saj momentalisht është jashtë rrezikut për jetë. Megjithatë, Policia me autoritetet e tjera janë në proces të hetimeve për të identifikuar shkaqet dhe rrethanat se si është shkaktuar ky aksident”, thotë Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Qytetarët thonë se janë të shqetësuar, sepse kohët e fundit numri i aksidenteve, e sidomos atyre me fatalitet është rritur dukshëm. Rastet e fundit që ndodhën në Gjilan, Podujevë dhe Fushë Kosovë thonë se i kanë tronditur shumë.

Edhe policia thotë se numri i aksidenteve në këtë periudhë të vitit është shqetësues. Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Daut Hoxha thotë se krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak aksidentet me fatalitet janë rritur.

Duke parë që këto muaj është rritur numri i aksidenteve me fatalitet, policia e Kosovës ka rritur numrin e njësiteve të saj në pikat e kontrollit, numrin e shqiptimit të gjobave, ku vetëm në muajt janar shkurt janë shqiptuar më shumë se 63 mijë tiketa, apo 10 mijë gjoba më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Gjithashtu po realizohen edhe disa fushata vetëdijësuese për ngasësit e automjeteve dhe këmbësorët./rtk

Sponsorizuar
2019 . All rights reserved.